ARRSH: Akset kryesore, ja ku kalohet me zinxhir

arrsh-1.jpg

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të bëjnë kujdes në akset kryesore. Me anë të një njoftimi, ARRSH jep informacion në lidhje më gjendjen e rrugëve në të gjithë Shqipërinë.

Mësohet se qarku i Korçës ka pasur reshje të shumta të dëborës, ku kalimi duhet bërë patjetër me zinxhirë. Në aksin kryesor të Qafë Thanë – Pogradec-Korçë-Kapshticë qarkullohet pa zinxhir.

Ndërkohë në Qarkun e Fierit qarkullimi rekomandohet me kujdes për shkak të lagështirës në rrugë. Sipas ARRSH, në Rajonin Verior Shkodër gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë, ku trashësia ka arritur deri në 50 cm.

“Akset janë pastruar dhe kriposur. Për shkak të vazhdimit të reshjeve dhe temperaturave të ulëta, akset qarkullohen me zinxhir. Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në segmentet rrugore”, thuhej në njoftim./real-news.tv

scroll to top