ARRSH: Ja akset ku duhet pasur kujdes!

WhatsApp-Image-2019-01-09-at-12.08.30.jpeg

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione për gjendjen e akseve nga veri në jug, ndërsa përsëritur apelin ndaj drejtueseve të mjeteve të respektojnë udhëzimet përkatëse.

Qafë Thanë-Kapshticë dhe Qafë Qarri-Ersekë qarkullimi behët me zinxhir. Tepelenë-Kakavijë kanë filluar reshjet e shiut, qarkullimi është i mundur pa zinxhir, por duhet të bëhet me kujdes. Në Pukë, Fushë-Arrëz, Qafë Mali, Hani i Hotit Tamarë, Dedaj-Razëm, Qafë Laç-Koman, Qafë Mali- Fierzë, Kuben- Vasije qarkullimi bëhet me zinxhir.

Segmenti Fierzë-Ura e Bujanit-Qafë Morinë, i qarkullueshëm me zinxhir. Aksi Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Bushtricë, i qarkullueshëm me zinxhir. Segmenti Kukës Krumë, Krumë Qafë Prushi, Plepa-Kam të qarkullueshëm me zinxhir.

Rekomandojmë drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhir në segmentet rrugore, për të cilat ju kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën, të ulin shpejtësinë, të tregohen të kujdesshë sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit dhe të ndjekin udhëzimet e Patrullës Rrugore”, njofton ARRSH

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303