29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

ARRSH nis inspektimin e urave të vjetra

spot_img

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur ditën e sotme inspektimin dhe kontrollin e urave të vjetra në Shqipëri, ku shumë qytetarë kanë denoncuar pasi dita ditës shumë prej tyre po shkatërrohen. Përmes një njoftimi, ARRSH thekson se në disa akse janë pikasur disa ura të vjetra.

“Ura e vjetër automobilistike në aksin e kryqëzimit Cerme-Rrogozhine mbi lumin Shkumbin paraqet probleme konstruktive në themelet e saj, të cilat janë ekspozuar si rezultat i gërryerjeve për shkak të ngushtimit të shtratit të lumit. Si rezultat i këtyre problemeve ARRSH vendosi që ura do të mbyllet përkohësisht deri në marrjen e masave për rehabilitimin e themeleve, me qëllim parandalimin e situatave që mund të krijohen nga lëvizshmëria në këtë aks”, thuhet në njoftim.

Më tej, ARRSH njofton të gjithë qytetarët që është miratuar plani i lëvizjes së mjeteve në rrugë alternative./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat