fbpx

 ARRSH njofton: Ja situata e rrugëve në vend

bora2-2.jpg

Moti i keq dhe reshjet e mëdha të dëborës kanë bërë që në vend të shfaqen probleme të shumta në rrugë.

Autoriteti Rrugor shqiptar ka njoftuar serish sot për pasqyrën e situatës së krijuar në rrugët e Shqipërisë

Në njoftimin e shpërndarë para pak minutash ARRSH ka listuar rrugët ku kalimi i automjeteve duhet bërë detyrimisht me zinxhirë.

“Gjendja e akseve kryesore të vendit

Kompanitë e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërndarjen e kripës.

Në Rajonin Jugor qarkullimi bëhet pa zinxhir.

Në Rajonin Verior: të gjitha akset e Tropojës qarrkullimi bëhet pa zinxhir.

Kukës-Bushtricë pjesërisht me zinxhir.

Domaj-Draj-Rec me zinxhir.

Në akset e qarku Dibër po punohet per hedhjen e kripës, kalimi bëhet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në segmentet Kuben-Vasije, Peshkopi- Qafë Drajë, Ura Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi.

Bulqizë-Fushë Bulqizë kjo pasi era të forta bëjnë grumbullimin e borës në rrugë.

Skuraj-Peshkopi është i pastruar nga bora dhe kalimi bëhet pa zinxhir, vetëm një pjesë e këtij segmenti në Fushë Bulqizë ku bëhet grumbullimi i borës në rrugë, rekomandojmë perdorim të zinxhirëve.

Në rajonin Qendror qarkullimi bëhet me zinxhir në segmentet rrugore, si: Qafë Shllak, Lunik-Steblevë, Krujë-Sarisalltik, Trau i Dajtit, Teleferik, Antenat, Vilat Qeveritare. Qafë Priskë-Shengjergj. Qafe Priskë-Qafë Mollë”, thuhet në njoftimin e Autoritetet Rrugor Shqiptar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303