29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

ARRSH nis punimet në segmentin Tiranë-Kamëz, devijimi i trafikut

spot_img

ARRSH ka njoftuar ditën e sotme për punimet që do zhvillohen nesër në segmentin Tiranë-Kamëz.

Mësohet se do vijohet me punimin për ndërtimin e tombinove të reja rrethanore në segmentin rrugor  Tiranë – Qafë Kashar, për ndërtimin e pusetave hyrëse dhe dalëse të portaleve të tombinove.

Më tej, Autoriteti Rrugor shqiptar njofton se lëvizja e mjeteve në këtë segment rrugor do të kufizohet brenda harkut kohor prej datës 14.02.2019 deri në datë 19.02.2019, sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.

“Gjithashtu në segmentin rrugor Tiranë – Kamëz, mbas mbikalimit të Kamzës, do të realizohet riparimi i shtresave asfaltike të dëmtuara. Punimet në këtë segment rrugor do të realizohen duke kufizuar trafikun e mjeteve në një korsi të lëvizjes gjatë kohës së kryerjes së punimeve”, thuhet në njoftim.

Së fundmi, theksohet se nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat