fbpx

ARRSH: Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët

bore-676x450.jpg

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një tjetër njoftim në lidhje me rrugët më problematike dhe segment ku qarkullimi duhet bërë patjetër me zinxhirë. ARRSH bën me dije se gjatë gjithë natës kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se në qarkun e Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir.

Më tej, ARRSH na njofton në lidhje me segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët:

– Qafë Mali-Fierzë
– Ura e Cerenecit-Steblevë
– Qafë Bualli-Krastë
– Trebisht-Doganë

Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhir
– Kuben-Vasije
– Peshkopi-Qafë Draje
– Peshkopi-Ushtelencë
– Domaj-Draj Rec
– Bulqizë-Fushë Bulqizë

Së fundmi, Autoriteti Rrugor Shqiptar rekomandon ‘përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit’./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303