ARRSH: 7.02 km rrugë me kosto 8.3 milionë euro

arrsh.jpg

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka bërë publike koston e projektit nga “Mbikalimi Shqiponja-Pallati me Shigjeta”, në kuadër të Unazës së Madhe të Tiranës.

ARRSH thotë se nuk është e vërtetë se vepra ka vetëm 2.3 kilometra rrugë, por 7.02, me kosto totale 8.3 milionë euro.

“Pretendimi se vepra ka vetëm 2.3 kilometra rrugë është e pavërtetë, pasi projekti përfshin 2.3 kilometra rrugë kategoria A Urbane; 4.68 kilometra rrugët e shërbimit “Kategoria F”; 5 km trotuare; 5 km korsi biçikletash; nënkalime këmbësorësh; ndriçim rrugëve kategoria Urbane A; ndriçim i rrugëve kategoria F; punimet e drenazhit dhe kullimit. Përveç kësaj, investimi përfshin mbikalim dhe nënkalim tek Sheshi Shqiponja; dy mbikalime të tjera dhe dy nënkalime përkatësisht tek Lana dhe Astiri”, lexohet në njoftimin e ARRSH-së.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303