Arsyeja pse britmat e grave shkurtojnë jetën e burrave

Për shkak të jetesës së pakënaqshme së bashku, hulumtimet kanë treguar se meshkujt e moshës së mesme kanë tre herë rrezik më të madh për vdekje.

Një hulumtim i kryer në Danimarkë përfshinte 9857 burra dhe gra të moshës 36 deri në 52 vjeç, ku zbuluan se shkalla e vdekshmërisë ishte më e lartë tek burrat në marrëdhënie ose martesa me konflikte të shpeshta të shkaktuara nga gratë.

Burrat, ndryshe nga gratë, kanë më pak njerëz me të cilët ata mund të ndajnë shqetësimet e tyre. Bisedat për çështjet private mund t’i ndajnë vetëm me pak miq ose familjar dhe janë disa burra të tjerë që kurrë nuk mund të flasin me askënd. Kjo është ndoshta arsyeja e shkallës më të lartë të vdekshmërisë tek meshkujt.

Hulumtimet thonë se për burrat partnerja është shpesh i vetmi person që duan të besojnë. Megjithatë, kur ajo bëhet një shkak i madh shqetësimi dhe nervozizmi, burrat bëhen depresiv dhe kjo mund të dëmtojë shëndetin e tyre.

 

 

 

Lër një koment