17.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Arsyeja përse shkela në PD/ Rrëfimi i rrallë i Lulzim Bashës: Babi im edhe sot e kësaj dite e ruan ende, e dija që nga ajo ditë do….

Rrëfime të reja janë zbardhur nga libri i Kryedemokratit Lulzim Basha “Misioni Im”, ku ndër të tjera rrëfen rrëfen kontaktin e parë në zyrat e PD-së, pa e ditur se një ditë do të ishte ai kreu i saj.

‘Partia demokratike dje, sot dhe nesër- ‘Partia më e bukur e Lindjes’

Në ndërtesën e parë të PD-së në rrugën Fortuzi kam shkelur për një arsye të çuditshme, por edhe të thjeshtë për kohë. Sapo kishte dalë numri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike”, gazeta e parë opozitare.

I gjithë qyteti e kërkonte. Gazeta e parë ishte prodhuar në dhjetëra mijëra kopje dhe ishte përpirë në minutat e para në treg.

Njerëzit ishin të uritur për fjalën e lirë. Shkova në zyrat e PD-së për të kërkuar një numër të saj, dhe me vështirësi arrita të siguroj dy copë, nga të cilat njëra kopje nuk e kishte fletën e mesit. Një kopje të numrit të parë të kësaj gazeta e ruan sot e kësaj dite babi im, Xhelali, pa ditur asokohe se i biri do të bëhet një ditë Kryetar i Partisë Demokratike.

Pas asaj ditë të fillimit të janarit të vitit 1991, lidhja ime me këtë parti mbeti emocionale. Që kur isha gjimnazist e dija se nëse një ditë do merresha me politikë, kjo do të ishte vetëm nëpërmjet Partisë Demokratike. Çdo gjë që kam bërë gjatë këtyre viteve, deri në momentin kur u riktheva –tashmë 30 vjecar, si koordinator i Komitetit të Orientimit të Politika në dhjetor të 2004- kishte të bënte me idenë fiksë që rrinte në kokën time për t’u përfshirë në politikë vetëm nëpërmjet kësaj partie.

KOP-i ishte një organizëm i ngritur nga lideri i demokratëve Sali Berisha, ku u ftuan rreth 40 profesionistë të rinj dhe personalitete të shoqërisë civile, brenda dhe jashtë vendit, për t’i dhënë një impuls përgatitjeve të PD-së për qeverisjen e re të vendit.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat