Arsyeja pse Hysaj nuk shkon te Chelsea

NAPLES, ITALY - DECEMBER 19: Elseid Hysaj of SSC Napoli in action during the TIM Cup match between SSC Napoli and Udinese Calcio at Stadio San Paolo on December 19, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Gjatë gjithë kësaj periudhe, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ka qenë në vëmendjen e mediave për shkak të një lëvizje të mundshme drejt Chelsea.

Por Mario Giuffredi, agjenti i tij, ka zbuluar se kjo nuk mund të bëhet për shkak se lojtarët e Napolit kanë një klauzolë interesante në kontrata. Ata janë të lirë të firmosin me çdo klub, përjashtuar Chelsea.

“Nuk ka pasur ndonjë lëvizje, por ne do të flasim për atë pas merkatos së janarit. Ai mund të kishte shkuar te Chelsea në verë. Sarri do ta kishte marrë atë dhe ai ka një klauzolë lirimi prej 50 milion euro. Ndoshta Napoli do të kishte pranuar edhe një ofertë prej 45 milion eurosh, por negociatat u ndërprenë sepse De Laurentiis imponoi një klauzolë që ndalonte Chelsean nga nënshkrimi i lojtarëve përveç Jorginhos”.”-deklaroi Giuffredi për “Calciomercato.it”. /Real-news.tv/

Lër një koment