Arsyeja pse vjellim pas një ‘shfrenimi’ nën shoqërinë e alkoolit…

Pas një nate të gjatë konsumimi alkooli pjesa më e madhe prej nesh “mbeten me kokën” në tualet.

Pse ndodh kjo?

Sipas universitetit të Teksasit në Dallas e vjella ndodh sepse alkooli është në të vërtetë një irritues gastrik dhe alteron stomakun.

Në fakt konsumimi i tepërt i alkoolit provokon gastrit.

Simptomat variojnë, por përfshijnë mostretje, dhimbje stomaku, gjendje pështjellimi dhe të vjella.

Alkooli etilik gjendet në mjaft pije alkoolike, të cilat mund të na helmojnë, nëse konsumojmë shumë në një afat të shkurtër kohor.

Konsumi i tepërt i alkoolit përcaktohet pirja e 5 ose më shumë pijeve gjatë dy orëve për meshkujt dhe 4 për femrat.

Arsyeja se pse vjellim është se alkooli pa u vënë re nga ne kalon nga goja në ezofag, në stomak dhe hyn në zorrën e hollë e më pas në rrjedhën e gjakut.

Lër një koment