Arsyet pse flokët mund të thinjen në moshë të re

floke.png

Nëse mendoni se jeni të vetmit që flokët tuaj ju janë thinjur herët, e keni gabim. Në fakt, thinja e flokëve në moshë të re është një gjë e zakonshme, dhe pse mund të jetë e pakëndshme.  Përpos kësaj, mund të jetë gjithashtu dhe një shenjë e ndonjë problemi shëndetësor. Këto janë arsyet pse thinjat shfaqen para kohe, sipas Bright Side.

Mund të keni mungesë të vitaminës B12.

Sipas ekspertëve, mungesa e vitaminës B12 është shkaku më i zakonshëm i thinjes së flokëve para kohe. Mund të çojë gjithashtu në rrallim dhe humbje të flokëve. Për ta shmangur këtë, sigurohuni që të konsumoni vezë, ton dhe salmon. Gjithashtu mund të konsumoni vitaminën B12 si shtesë.

Mund të keni probleme me tiroidet.

Problemet e tiroides ndikojnë drejtpërdrejt në gjëndrat e flokëve. Nëse thinjeni në moshë të re ose nëse keni flokë të brishtë apo të yndyrshëm, kjo mund të jetë shkak i mosfunksionimit të tiroides.

Konsumoni ushqime të pashëndetshme.

Mosndjekja e një diete të shëndetshme mund të kontribuojë në krijimin e fijeve gri. Studimet kanë treguar se ferritina, kalciumi, vitamina D-3, bakri, zinku dhe hekuri mund t’i mbajnë flokët tuaj të shëndetshëm, ndërsa mungesa e tyre mund të çojë në thithjen e parakohshme.

Shqetësoheni dhe stresoheni vazhdimisht.

Thinjat e parakohshme lidhen me stresin. Të qenit i stresuar ndikon në qelizat staminale që janë përgjegjëse për rigjenerimin e flokëve, duke çuar në shfaqjen e thinjave para kohe.

Ju mund t’i keni trashëguar

Po, ju mund t’i keni trashëguar fijet e bardha nga prindërit dhe gjyshërit tuaj. Sipas dermatologëve, gjenetika luan një rol të madh në përcaktimin se kur thinjemi. Nëse dikush në pemën e familjes tuaj është thinjur shpejt, ekziston mundësia që të përjetoni të njëjtën gjë.

Mund të përdorni produkte për flokë me kimikate dhe ngjyra të dëmshme.

Nga shampot tek ngjyra të flokëve, shumica e produkteve mund të çojnë në shfaqjen e thinjave para kohe. Kimikatet e dëmshme të pranishme në to ulin nivelin e melaninës, duke bërë që flokët të humbin ngjyrën natyrale.

Çfarë mund të bëni për ta parandaluar atë

E vërteta është e hidhur. Pasi të thinjeni, nuk do të jeni në gjendje të ktheni sërish ngjyrën origjinale. Sidoqoftë, ka disa masa që mund të merrni për të parandaluar thinjen e parakohshme.

Mbroni flokët tuaj nga dëmtimi i diellit. Mbulojeni kokën sa herë që dilni, nëse është e mundur.

Shmangni tharëset e flokëve.

Masazhoni flokët rregullisht me vaj kokosi.

Përfshini lakër, bajame, lëng karrote dhe brokoli në dietën tuaj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303