Arsyet pse produktet koreane po konkurojnë botën e kozmetikës

Në të gjithë botën, prej kohësh kozmetika koreane është kthyer në një sensacion të vërtetë. Shumë artikuj koreane të kozmetikës dhe për përkujdesjen e lëkurës janë bërë tashmë elementët kryesorë të rutinës së përditshme.

Më poshtë po ju japim disa fakte interesante rreth industrisë së famshme të bukurisë aziatike që mund të shpjegojë se përse kozmetika koreane fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në të gjithë botën.

Fakt # 1: Paketimi më i lezetshëm që keni parë ndonjëherë!

Herën e parë që do t’ju binte në dorë ndonjë artikull kozmetike Korean, gjëja e parë që vëreni është se sa i bukur është paketimi. Konfeksioni do t’ju sjelli aq shumë gëzim dhe kënaqësi sa mund të zgjojë fëmijën brenda secilit prej jush. Figurat me arushin Panda, frutat e shijshme, ngjyrat e bukura dhe format interesante janë disa detaje që e kanë rritur konkurrencën e kozmetikës koreane në treg.

Fakt # 2: Qeveria kontrollon gjithçka!

Qeveria në Korenë e Jugut luan një rol të madh në funksionimin e të gjithë industrisë së kozmetikës, pasi ajo mbështet markat vendase, kontrollon cilësinë e përbërësve të përdorur, blen pajisje moderne dhe investon në formula kozmetike, subvencionon laboratorët hulumtues, etj. Të gjitha këto fakte rrisin cilësinë e përgjithshme të produkteve dhe ulin ndjeshëm shanset e dikujt për të pasur ndonjë alergji ndaj tyre.

Fakt # 3: Shkëlqimi i lëkurës është efekti më i dëshiruar.

Ka një të vërtetë për të gjitha gratë koreane! Ato e adhurojnë lëkurën e bardhë dhe të ndritshme. Ky është një nga standardet kryesore të bukurisë në vendin e tyre dhe nuk është çudi që shumica e prodhukteve kanë për qëllim rezultate për zbardhjen dhe shkëlqimin e lëkurës. Dhe markat koreane fuksionojnë vërtet për këtë qëllim.

Fakt # 4: Hidratimi i lëkurës është i pazëvendësueshëm.

Shumica e grave aziatike kanë lëkurë mjaft të hollë e të thatë dhe si rezultat kërkesa e tyre kryesore ndaj produkteve të kujdesit të lëkurës është niveli shumë i lartë hidratimi. E thënë fjalë për fjalë kremrat ushqyes koreanë janë më të mirë në botë dhe në të njëjtën kohë zakonisht përthithen shpejtë.

Fakt # 5: Lëkura e pastër është lëkura më e mirë.

Në Korenë e Jugut klima është shumë e lagësht dhe ka një nivel të lartë të ndotjes së ajrit. Në këto kushte është thelbësor përdorimi i pastruesve shumë të mirë. Kështu të gjitha gratë koreane që nga fëmijëria, i kushtojnë shumë vëmendje ritualit të lëkurës, duke e pastruar thellë atë. Kjo është arsyeja pse të gjitha markat koreane janë aq të mira në prodhimin e pastruesve më të mirë që keni parë ndonjëherë në treg. Tonikët koreanë, vajrat për heqjen e kozmetikës ose produktet në formë shkume, janë një zgjidhje perfekte nëse vuani nga aknet dhe bllokimi i poreve apo nëse doni të ndjeni pastërtinë absolute të lëkurës suaj. (real-news.al)

Lër një koment