Arta Marku ‘merr me vete’ edhe Drejtoreshën e rëndësishme, ja kush është

Menjëherë pas ndryshimit të drejtuesit të Prokurorisë së Përgjithshme, vijnë dhe lëvizjet e para në këtë institucion. Burime bëjnë me dije se pak minuta më parë ka dhënë dorëheqjen shefja e kabinetit në prokurorinë e përgjithshme, Alketa Zifla.

Duket se me ndërrimin e drejtuesve, do të ketë dhe ndryshime në radhën e administratës së Prokurorisë së Përgjithshme. Mëngjesin e sotëm dy ish-shokët e Fakultetit, Olsian Çela dhe Arta Marku u shfaqën përpara gazetarëve, teksa falenderuan njëri tjetrin dhe vënë dorëzimin e detyrës.