‘Arta Marku prej 10 ditësh kërkon arrestimin e Lulzim Bashës’

marku-basha.png

Gazetari Bledian Koka i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se prej 10 ditësh kërkohet arrestimi dhe ndalimi i kreut PD, Lulzim Basha, nga Prokurorja e Përgjthshme Arta Marku për dosjen e lobimit.

“Prokuroria e Tiranës ka thirrur të pandehur kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ka thirrur edhe sekretarin e PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi për financimet Ruse në kontratën e lobimit. Nga informacionet që kam nuk bëhet fjalë për thirrje në cilësinë e të pandehurit. Por prej 10 ditësh kërkohet, jo përflitet, por kërkohet arrestimi dhe ndalimi i kreut PD, nga Arta Marku për këtë dosje. Kjo dosje kërkon që të zbardhet, të ketë informacion, janë përdolur kanale të paligjshme dhe deri këtu është e drejtë. Por kur kjo prokurore me urdhër të saj shton edhe dy prokurorë, ndërkohë që ënjë është, shton edhe dy, në momentin kur mazhoranca është në pikën më të ulët me vendimin e presidentit të Republikës për zhdekretimin e zgjedhjeve, cfarë duhet të bëjëmë. Duhet të prodhojmë një kauzë tjetër që është shumë më e rrrezikshme se sa anulimi i datës, diskutimi nëse presidenti e shkeli apo jo kushtetutën”, është shprehur Koka.

scroll to top