“Greku ishte në pozicion kundër RENEA-s kur u vra’

Hoxha tha se Kacifas u vra me tre plumba, dy në brinjë dhe një në këmbë, jo me snajper, por me një armë tip HS-Hecler, prodhim gjerman i 2016 i kalibrit 5.65 mm. Në momentin e ekzekutimit, sipas gazetarit investigativ ai ka qenë i shtrirë i pozicionuar kundër RENEA-s.

Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ zbuloi detaje të reja nga ngjarja ku u  ekzekutua minoritari grek në Gjirokastër.

E ndërsa tregoi të gjithë kronologjinë, Hoxha tha se Kacifas u vra me 2 plumba, në brinjë dhe jo me snajper, por me një armë tip HS-Hecler, prodhim gjerman i 2016 i kalibrit 5.65 mm.

Në momentin e ekzekutimit, sipas gazetarit investigativ ai ka qenë i shtrirë i pozicionuar kundër RENEA-s.

“Të gjitha të shtënat e tij ishin mbi makinën e policisë. Patrulla e policisë së Gjirokastrës me tre policë është njoftuar nga banorët pas ceremonisë. Shkoi në qendër të fshatit, policët kanë qenë brenda në makinë. Personi del dhe qëllon tek e tek, e ka kryer shërbimin ushtarak pranë forcave ushtarake greke. Është njeri i stërvitur.

Të gjithë fishekët janë blindëshpues, prandaj te makina e policisë hyri dhe doli plumbi. Ai kishte 9 karikatorë, 270 fishekë blindëshpues. Në momentin që ka qëlluar patrulla nuk ka reaguar. Është kërkuar ndihma e policisë së Dropullit, janë nisur të katërt ata, sap i ka parë u lëshoi një breshëri tjetër. Arma ishte me shënjestër holografike.

Pastaj u kërkua ndihma e RENEA-s. Ai kishte armë kallashnikov. Shkoi më pas në banesë ndërroi veshjen, mori një çantë me fishekë dhe momentin kur erdhën forcat speciale. Qëllimi i RENEA-s ka qenë lokalizimi i personit. Ai hyri me 5 persona të tjerë në kufi, por ku janë ata? Shërbimet shqiptare duhet të kishin informacion për këta.

Kur erdhi RENEA ai u ngjit në lartësi dhe kontrollonte të gjithë lëvizjen. Ishin 15 efektivë të RENEA. Ai ka dashur të ikë në drejtim të kufirit grek. Por mbërritja shpejt e RENEA-s prishi skemën e tij. U bënë negociata në gjuhën shqipe, iu kërkua të dorëzohej, iu bë e qartë se nuk ka rrugë tjetër veçse të shpëtojë, iu qëllua pranë. Atje tani janë gjetur 38 gëzhoja.

Operacioni zgjati katër orë, nata po vinte, ishte në një zonë kufitare. Ai nuk është vrarë në distancë të afërt. Ai është qëlluar me armatimin e ri, prodhim gjerman HS-Hecler, prodhim gjerman i 2016 i kalibrit 5.65 mm, predhat janë tejshpuese. Nga ekspertiza rezulton se u godit me dy predha në brinjë nga e majta në të djathtë.

Ai nuk u vra me snajper, RENEA e kishte një tip Sako Bereta, kalibër 308, por nuk është përdorur, pasi plagët do të ishin shumë të mëdha. Ai ka qenë shtrirë i pozicionuar kundër RENEA-s kur është qëlluar.”

Lër një koment