Për gazetarin e njohur të kronikës së zezë, Artan Hoxha, atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj, është i fundit si ngjarje kriminale, por jo e para. Ajo është vazhdim i ngjarjeve të mëparshme për të cilat Durrësi mban kampion, dhe nuk do të jetë e fundit përsa kohë autorët e këtyre krimeve të mbeten të pandëshkuar.
Duke dashur të jetë konkret me deklarimet e tija Hoxha ka rreshtuar serinë e kr.im.eve të renda që edhe pse kanë kaluar vite ende kanë mbetur të pazbardhura. Madje edhe pse jo pak autorë të tyre dihen.
“ Vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Ikonomi, i cili nuk pranoi të bëhej palë me kriminelët e pronave, vrasja e ish punonjësit të shërbimit sekret, Isa Copa….Vjedhja e serverave dhe dosjeve të prokurorisë së Durrësit, rrahja barbare e avokatit Ilia Ilia kanë mbetur pa u zbardhur”, ka thënë Hoxha, duke theksuar se atentati ndaj prokurorit Ndoj është më i fundit.