fbpx

Artan Hoxha lëshon paralajmërimin bombë

hoxha.jpg

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një paralajmërim bombë, pas arrestimit të 9 personave të cilësuar përgjegjës për jetët e humbura në Durrës, ndërkohë që 8 të tjerë janë ende në kërkim.

zbuloi se për pak i kemi shpëtuar një tragjedie më të madhe që mund të ndodhte në Kavalishencën e Durrësit, ku humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Sipas Hoxhës, godina që u shemb, e cila zuri poshtë edhe Hajdarmatajn, ishte ajo që mbahej si me kushtet më të mira.

“Në momentin e tërmetit në zonë kishte 130 kadetë të Akademisë së Sigurisë, të cilët për arsye ende të panjohura, për fat të mirë u sistemuan tek godina më e vjetër dhe jo tek e reja”, tha Hoxha duke shtuar se vetëm ky fakt ka bërë që të shpëtojnë dhjetëra jetë.

Hoxha tha gjithashtu se është ogur i mirë që kanë nisur hetimet, por sipas tij, kjo nuk është një ngjarje që duhet hetuar thjesht si shpërdorim detyre, sepse kanë humbur jetë njerëzish.

“Nuk është shumë e rëndësishme sa njerëz do të futesh në burg, por të futen përgjegjësit. Këtu është momenti që duhet dhënë drejtësi”, tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303