Artan Hoxha paralajmëron një VIDEO bombë nesër

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka paralajmëruar sot publikimin nesër të një videoje shumë të fortë.

Ai ishte i ftuar në AbcNeës dhe zbuloi të tjera fakte dhe të dhëna për vrasjen e biznesmenit Guxim Gjyriçi në Tropojë.

“Viktima qëndroi rreth 40 minuta i shtrirë në tokë pasi ishte qëlluar me 13 plumba”, tha Hoxha.

Ai deklaroi në abcnews.al se nesër do të publikojë një material të plotë filmik për këtë ngjarje tronditëse.

“Apeli që bëj unë, është të ndërpresin zinxhirin e vrasjeve. Ai që u vra në Tropojë nuk kishte asnjë lidhje me krimin. Kishte shkuar në lokal, kishte pirë kafen dhe ishte nisur me duar në xhepa në shtëpi. Ekzekutori i Tropojës ishte profesionist. Nesër do publikoj videon”, tha gazetari i njohur i ABC News.