Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

Ndahet nga jeta aktori i teatrit të Durrësit, Josif Koci.

Njoftim per ndarjen e tij nga jeta eshte bere nga teatri “Aleksandër Moisiu” permes nje postimi në faqen në “Facebook”, ku i shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe gjithë të njohurve.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit të Teatri Aleksander Moisiu Durres, Josif Koci. Teatri i shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe gjithë të njohurve”, thuhet në njoftim.