fbpx

Arti shqiptar në zi, COVID-19 i merr jetën skulptorit dhe pedagogut të njohur

Gjatë natës së sotme nuk ka mundur dot më dhe ka humbur betejën e tij me COVID-19 skulptori i njohur Arben Bajo.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë konfirmuar miqtë e tij në rrjetin social “Facebook”.

Kujtojmë se Bajo prej ditësh ishte duke lu.ft.uar me COVID-19, por ditët e fundit gjendja e tij u bë më kritike.

53-vjeçari Arben Bajo, në profesion është skulptor dhe pedagog tek Universiteti i Arteve. Arben Bajo ka çelur disa ekspozita personale brenda edhe jashtë vendit.