Arti shqiptar në zi/ Ishte me COVID, shuhet regjisori i njohur Muharrem Fejzo

1606027879_b67c1c45935443a7ad902f4cb01754e0.jpg

Një lajm i zi për kinematografinë dhe artin shqiptar. Regjisori i njohur Muharrem Fejzo është shuar në moshën 87-vjeçare nga COVID.

Lajmin e trishtë e ka dhënë djali i tij, Joe Fejzo me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e stë dhashë dot një got uje, nuk mertiton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës”,  shkruan ai.

Muharrem Fejzo ka bërë regjinë e filmave më të rëndësishëm në kinematografinë tonë, si “Mësonjtrotja”, “Muri i gjallë”, “Operacion zjarri”, “Pranverë e hidhur”, “Mëngjese të reja”.

Ai mbante titullin “Naim Frashëri” dhe “Mjeshtër i madh”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303