Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta “Mjeshtri i madh” Gjovalin Lazri

gjo.png

Një lajm shumë i rëndë për artin dhe muzikën shqiptarë. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare mjeshtri i madh i violinçelit, Gjovalin Lazri.

Vetëm një muaj më parë, Lazri u vlerësua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Gjatë këtyre viteve ka përgatitur breza të tërë artistësh violonçelist, ka debutuar vetë si solist. Ndër vite ka botuar artikuj, metoda, dhe studime profesionale ne fushën e artit dhe te kulturës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303