fbpx

Artistët pro shembjes së teatrit, shpërthen keq analisti i njohur

Një grup artistësh, aktorë dhe regjisorë të njohur, firmosën peticionin ku bënin thirrje për prishjen e Teatrit.

Në lidhje me këtë zhvillim ka reaguar shumë ashpër analisti Andi Bejtja. Përmes një shënimi në facebook, Bejtja ironizon aktorët që firmosën peticionin drejtuar presidentit, kreut të PD-së e lidërve të tjerë politikë, ku u kërkohej që t’i hapej rrugë prishjes së godinës dhe ndërtimit të Teatrit të ri.

“PER KTA TE PETICIONIT TE FUNDIT

Sapo, pashe nje peticion te nje pjese te aktoreve, (qendrimet e te cileve ne fakt kane qene te ditura boterisht) ku i kerkohet Presidentit, Opozites qe teatri ri te ndertohet aty ku eshte i vjetri….Ajo “Aty”, tingellon aq fort, sidomos tani ne keto momente, saqe ashtu si Pushteti, duket sikur me shume dhe ketyre artisteve i intereson me shume shembja, se rindertimi….Nuk thone te pakten, sa arriti te thote mbreme dhe Karlo Bolino, se “mund te shikohej mundesia te ndertohej dhe nje vend tjeter”. Nuk thane te pakten aq sa tha Komisionerja e BE apo Ambasada Britanike qe bene thirrje per dialog…Por, ‘Aty” dhe vetem “Aty” te shembet dhe pike. Ne fakt, po ta shikojne me vemendje kete peticion, do kuptojne qe ne vetevete eshte nje peticion unik: me shume peticion per “shembje”, se per “rindertim”…Ne kete kohe kur Shqiperise i kane rene breket ekonomkisht, nuk thone as te rikonkunstruktohet meqe Europa Nostra ka gjetur 80 perqind te lekeve, por jo “Aty” te shembet dhe pike…Kta mund te jene aktore te Republikes te Shqiperise, po per te qene qytetare te saj keto momente…boh veshtire…Nuk i paragjykoj, as per naïve as per bashkepunetore, servile te pushtetit…madje do i lehetesoj duke treguar nje ngjarje qe me ka ndodhur te jem deshmitar dikur: nje djale qe kishte nenen semure, me nje semundje te vecante dhe e shpetonte vetem nje operacion prej 80 mije eurosh jashte, pikerisht, ne keto shkoi pikerisht aty, mu aty ne banke dhe mori 80 mije euro kredi per te blere nje Benc Mercedez…”, shkruan Bejtja.