fbpx

Artisti i madh shqiptar feston 77-vjetorin e lindjes

Screenshot_21-2.jpg

Në skenë prej më shumë se gjysmë shekulli, “Artisti i Popullit” dhe mjeshtri i fjalës Robert Ndrenika sot feston 77-vjetorin e lindjes.

Përtej viteve që kalojnë, shpirti nuk njeh kohë dhe për publikun shqiptar, Robert Ndrenika është artist i madh, ende sot në 77-vjetorin e tij të lindjes.

Me një portret të dashur dhe zërin që di të futet në lëkurën e çdo personazhi, rolet e shumta të interpretuara prej tij bënë që të pasqyrojnë edhe botën e madhe shpirtërore që e karakterizon

Robert Ndrenika i ka dhënë kaq shumë tetarit dhe filmit shqiptar sa nuk do ta falenderojmë dot kurrë mjaftueshëm.

Pak detaje nga Robert Ndrenika

Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në vitin 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin e tij për teatrin në Shtëpinë e Pionierit në Tiranë. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nis studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”.

 

Nga ky vit, deri më 1970, punoi si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punoi si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Presidenti i asaj kohe, Bamir Topi, i akordoi Ndrenikës  titullin “Nder i Kombit” ( ne 2012).

 

Për shumë vite punoi si aktor i lirë (pas pensionit). Midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës, “Shumë zhurme për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

 

Filmat :

Kronikë provinciale (2009)

Tifozët – (2004) komedi

Njerëz dhe fate – (2002-2

Tirana, viti zero

Parullat – (2001), Lleshi

Bolero – (1997)

Nata e dymbëdhjetë

Edhe kështu edhe ashtu

Botë e padukshme -azi

Përrallë nga e kaluara – (1987), Vangjeli

Vrasje në gjueti

Dhe vjen një ditë – (1986) si vëllai i Llano Bletës

Gurët e shtëpisë sime – (1985)

Tre njerëz me guna – (1985)

Shi në plazh – (1984) teater-komedi

Shirat e vjeshtës – (1984) , Sotiri

Nxënësit e klasës sime – (1984), Kristofori

Kohë e largët – (1983), Anastas Grigori

Besa e kuqe – (1982), Gjoni

Era e ngrohtë e thellësive – (1982) (TV)

Nëntori i dytë – (1982), karrrocieri i Ismail Qemalit

Prefekti, komedi, Qazim Mulleti

 

Vëllezër dhe shokë – (1982), Sokrati

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *