‘Arusha Shqiptare’, kampioni shumësportësh që po çmend Amerikën

Ai është vetëm 20 vjeç dhe po mahnit një kontinent të tërë me talentin e tij, pasi numëron dhjetëra suksese në 6 sporte të ndryshme. Plot 114 fitore dhe 11 humbje është bilanci i tij vetëm në boks.

Quhet Reshat Mati, i biri i një shqiptari nga Dibra, i cili ka emigruar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin ’88.

20-vjeçari i lindur në Staten Island në New York, konsiderohet si në nga boksierët me të ardhme të ndritur, jo vetëm në SHBA-në e largët, por në të gjithë botën.

Mati njihet edhe si ‘Arusha Shqiptare’, një emërtim ky i fituar prej tij për shkak se ndeshjet në shumicë i përfundon duke rrëzuar kundërshtarët.

Djaloshi është nga ata sportistë që gjithmonë e ka treguar identitetin e tij, pavarësisht se ka lindur në SHBA.

Ai është krenar për rrënjët e këtë e tregon në cdo ndeshje.

Përballjen e parë si profesionist në sportin e Boksit pak ditë më parë, ‘Arusha” e ka fituar me K.O., por ajo çfarë e bën më madhështore fitoren e tij është fakti se kundërshtari i tij ishte 29 vjeç.

 

Më poshtë njihuni me disa nga rekordet e ‘Arushës Shqiptare’ në sporte të tjera:

Kickboxing

44 Fitore – 3 Humbje

Muay Thai

12 Fitore – 0 Humbje

Brazilian Jiu Jitsu

26 Fitore – 6 Humbje

Ërestling

12 Fitore – 1 Humbje

MMA

5 Fitore – 1 Humbje

Lër një koment