fbpx

“As e kanë idenë ku i kanë kalamajt e tyre se rrinë ditë-natë në…”. Habit Ish-Ministri, bën deklaratën e fortë: E bëjnë llapën…

ylli-manjani-studio-770x433.jpg

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook lidhur me deklaratat e përfaqësuesve të mazhorancës të cilët dënuan shkatërrimin e pemës së vitit të ri në sheshin e Tiranës dhe pranë Kryeministrisë gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës.

Postimi i Manjanit

Sa qesharakë këta qaramanët e pemës së plasmasit!

Flasin në publik  në emër të kalamajve të tyre në mënyrën më qesharake në mundshme.

Medemek këtyre u ankohen kalamajtë e tyre për pemën te oborri i Kryeministrisë. A thua se kalajtë e tyre u lindën, rritën e argëtohen tek oborr e tek ajo pemë dhe,  mjekërbardhi luan babagjyshin..!!!

Sa të marrë!

Le pastaj kur dëgjoj qurravitjet fallco të disave që as e kanë idenë ku i kanë kalamajt e tyre se rrinë ditë natë rrugëve për llogari të vet dhe të atij “babagjyshit”.

Ama e bëjnë llapën brisk për të sharë të tjerët për përdorim kalamajsh për politikë.

Të vetët nuk i përdorin hiç.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303