As kushëriri nuk e quan hero!

kacifa-800x450-1-800x450.jpg

Ekstremizmin që i mori jetën, nuk  e kanë pranuar as të afërmit e Konstantinos Kacifas, i cili ditë më parë u vra nga RENEA në Bularat gjatë një shkëmbimi të rrezikshëm zjarri me forcat e policisë.

Një person që është i afërm i Kaciaf, i cili në rrjetin social Facebook ka vendosur foto kryesore shiritin e zizë, nuk e quan heroizëm aktin e kushëririt të tij i cili gjatë festës së Greqisë në fshatin e vogël të Gjirokastrës, nisi të qëllonte me breshëri ndaj policisë duke i rrezikuar jetën jo vetëm unfirormave blu por edhe banorëve. Madje ai zbulon në komentin e tij se Konstantinos Kacifa kishte më shumë se dy vjet që ishte përfshirë në grupet ekstremiste greke, siç ështe “Agimi i Artë”.

Në faqen e tij në Facebook, Aleko Kacifa, i përgjigjet dikujt që e ka ngushëlluar për vdekjen e kushëririt.

‘Ngushëllime Leko. Hero i vërtetë’, i shkruan një zonjë me emrin Maria Kuremeno.

Ndërkohë Aleko Kacifa i përgjigjet komentit me fjalët:

“Për ty, jo për mua. Unë thjesht nuk munda ta shpëtoj këtu e dy vjet më parë kur të tjerët e duartrokisnin. E di vetë ti”, i shkruan kushëriri i Kostandinos Kacifas.

Aktualisht trupi i Kostandinos Kacifas është në Tiranë për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Në hetime paralele janë përfshirë edhe pala greke. Të dielën e festës së Greqisë, ai hapi zjarr ndaj patrullës policore të Gjirokastrës, duke rrezikuar jetën e tyre. Më pas 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të RENEA-s për t’u dorëzuar, por vazhdonte të qëllonte me kallashnikov ndaj tyre. Pas shkëmbimit të vazhdueshëm të zjarrit, dhe rrezikimit të jetës së negociatorëve, forcat RENEA e ekzekutuan me dy plumba.

scroll to top