As mashkull, as femër. Holanda vendos gjininë neutrale në pasaportë

Lajmi vjen pas një vendimi gjyqësor, i cili njeh një gjini të tretë për njerëzit që nuk identifikohen as meshkuj as femra.

Pasaporta holandeze

Një person në Holandë është bërë i pari në vend që merr një pasaportë ku gjinia e tij cilësohet as mashkull as femër, por neutrale.

Lajmi vjen pas një vendimi gjyqësor, i cili njeh një gjini të tretë për njerëzit që nuk identifikohen as meshkuj as femra.

Leonne Zeegers, një 57-vjeçar nga Breda, ka marrë një pasaportë me ‘X’ si specifikim gjinor, në vend të ‘M’ për ‘mannetje’ (mashkull) ose ‘V’ për ‘vrouw’ ( femër).

Kur Zeegers lindi ai u cilësua si ‘mashkull’ në certifikatën e tij të lindjes dhe u rrit si një djalë.

Sipas televizionit dhe radios holandeze Omroep Brabant, Zeegers e kuptoi gjatë pubertetit që nuk ndihej një mashkull dhe në vitin 2001 iu nënshtrua operacionit për t’u bërë femër.

Holanda nuk është vendi i parë që ka futur në përdorim pasaportat me gjini neutrale.

Në vitin 2003 ishte një australian i quajtur Alex MacFarlane, i cili vendosi një X në pasaportë, duke u bërë i pari person në botë që solli këtë risi.

Lër një koment