fbpx

As Mema nuk e “shëron” dot Tiranën

triana.jpg

Tirana e ka mbyllur me humbje fazën e parë të Kategorisë Superiore, pasi u mund minimalisht 1-0 nga Flamurtari.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Flamurtari”, vlonjatët ishin dominues ndaj skuadrës së ish-zëvendësit të Ilir Dajës, Ardian Mema, por pavarësisht kësaj shënuan vetëm një herë, me anë të Danilo Alves. Sulmuesi përfitoi nga një pakujdesi në mbrojtjen e bardhebluve dhe me portën bosh nuk fali.

Kështu, Ardian Mema debutoi me humbje në krye të klubit kryeqytetas.

Kjo ishte humbja e pestë për bardheblutë, të cilët pas fazës së parë pozicionohen të shtatët, në kuotën e 8 pikëve.

Në javën e ardhshme Flamurtari pret Teutën ndërkohë që Tirana luan me Kamzën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *