fbpx

“Askush nuk i shmanget gjobës, do e ketë te fatura e dritave”, Rama jep njoftimin e radhës

edi-rama3222-770x401.jpg

Kryeministri Rama tha pak momente më parë në një konferencë për media se maskat do të jetë të detyrueshme nga java e ardhshme.

“Maska nuk ka qenë as këtu dhe as në shumë vende, e detyrueshme jashtë. Nuk është konsideruar as e domosdoshme nga ekspertët ndërkombëtare dhe sic e dini është një temë që diskutohet cdo ditë , por nga java e ardshme do të jetë e detyrueshme kudo, përvec shpisë, barit apo restorantit, ku je ulur. Maskat do të jetë e detyrueshme, dhe masa ndëshkimore do të zbatohet për të gjithë te fatura e dritave, Mos ketë asnjë asnjë iluzion se do mund t’i shmanget gjobës.

Italia vendosi detyrim për maskën dhe vendet e rajonit po shkojnë drejt saj. Mendoj se gjoba duhet të jetë e fundit. Nuk duhet të jetë gjoba arsyeja që njerëzit të vënë maskë, duhet të jetë ekonomia e familjes së tyre dhe shëndeti. Implementimin e kësaj maske do ta bëjë Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake. Nuk do përdorim inspektorë.

Maskat në autobus, në makinë, në trotuar, në shesh, në park, në rrugë dhe brenda nuk diskutohet. Nëse për bizneset gjoba do të vendoset në rrugën tradicionale, për individët gjoba do jetë në faturën e dritave. “-tha Rama

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303