fbpx

Askush nuk mund t’i thotë ‘JO’, bosi i Gomorras i bën ofertë Ibrahimoviçit

iBRA-GAMORRA.jpg

Shumë e kanë parë serialin dhe të gjithë fansat e Gomorras e dinë mirë se Xhenaro Savastanos, bosit të klanit famëkeq, askush nuk mund t’i thoshte “JO”, të paktën përpara syve. Prandaj, vetë “Xheni” (siç thirrej shkurtimisht në film), ka dashur të nxehë supersfidën e mbrëmjes së sotme mes Napolit dhe Milanit, duke postuar një foto gjatë një diskutimi me Zlatan Ibrahimoviçin.

“Zlatan, sot në mbrëmje do të të bëj një ‘ofertë’ që nuk mund ta refuzosh”. Sigurisht që në këtë rast bëhet fjalë vetëm për një shaka, duke qenë se Xheni Savastano në të vërtetë është Salvatore Espozito, me profesion aktor, por pa dyshim që pseuodinimi i bosit do ta ndjekë gjatë në jetë.

Por si tifoz i zjarrtë i Napolit, por mesa duket edhe një fans i vërtetë i milanistit Zlatan Ibrahimoviç, aktori ka dashur që të ngacmojë suedezin përpara duelit. Por kur bëhet fjalë për Ibrën, vështirë se kundërpërgjigja do të mungojë, qoftë në fushën e lojës, qoftë jashtë saj. Prandaj, edhe “bosi i Gomorras” është i paralajmëruar…

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303