Në Dibër s’ka mjekë, nuk pranojnë as bonusin

Të sëmuresh në zonat veriore shpëtimin e gjen vetëm në Tiranë, gjithmonë nëse problemi shëndetësor të premton të arrish deri në QSUT.

Në spitalin rajonal të Peshkopisë, i cili duhet të mbulojë me shërbim shëndetësor të gjithë qarkun e Dibrës përfshirë Bulqizën dhe Burrelin ka mungesë të theksuar mjekesh.

Banorët tregojnë se si vetëm pak kohë më parë një vajzë me probleme të apendiksitit u nis drejt Tiranës pasi kirurgët në Peshkopi nuk mundën të ndërhynin dhe fatkeqësisht apendiksiti i plasi gjatë rrugës.

Po kështu nëse Dibranët kanë probleme me sytë, me veshët dhe për shkak të të ftohtit ky është ndër problemet shëndetësor më të hasur në spital mungon mjeku i specializuar.

Bonusi prej 2.5 milionë lekë me të cilët ministria tha se do të zgjidhte problemin e mungesës së mjekëve që mungojnë u pranua vetëm nga një anestezist dhe një gjinekolog dhe ky pensionit. Po kështu shërbimi i kirurgjisë mbulohet vetëm nga dy kirurgë njëri prej tyre pensionist. Ndërkohë që nevojiten 8 kirurgë.

Akoma më rëndë është situata edhe për mjekë të përgjithshëm për fshatrat. Banorë nga Ostreni thonë se vetëm një herë në jave u shkon mjeku dhe shpesh shërbimin mjekësor e ofron infermieri.

Top Channel i kërkoi drejtorit të spitalit të tregonte se cilat shërbime nuk mbulohen me mjekë. Por një urdhër nga Tirana, nga Ministria e Shëndetësisë e ndaloi drejtorin të fliste përpara kamerës duke na dhënë një përgjigje me shkrim pa na thënë çfarë mjekesh mungojnë, por disa shërbime të pambuluara më pare në këtë spital janë bere të mundura nëpërmjet bonusit apo patronazhimit kur në fakt vetëm një anestezistit ka pranuar.

Pasi mjeku tjetër është pensionist. (tch)

Lër një koment