fbpx

“Askush s’mund të jetë mbi ligjin”. Yuri Kim e prerë ndaj Sali Berishës

akush.png

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim është pyetur sot nga mediat lidhur me vendimin për shpalljen e Sali Berishës dhe familjes së tij ‘non grata’. Teksa po ndiqte stërvitjen ushtarake në kuadër të “Defender Europe 2021” në Pashaliman, Yuri Kim tha se “nuk kam asgjë për të shtuar përveçse asaj që ka thënë sekretari i shtetit”.

Ndërkohë pyetjes nëse është Berisha i pari nga peshqit e mëdhenj, ajo iu përgjigj:

“Mesazhi është ky Shqipëria po ndryshon, Shqipëria është anëtare NATO-s Shqipëria do të jetë në BE, është mike dhe aleate e SHBA-ve. Shteti ligjor duhet të prevalojë. Duhet të jetë një vend i pastër dhe që të vijë kjo, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë dhe të gjithë duhet të punojmë për këtë”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303