Kryetari i Grupit Parlamentar Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë një deklaratë sot për vendimin e BE, ku nuk dha asnjë datë për konferencën ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në fjalën e tij në Kuvend Balla, tha se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha pritshmëritë e familjes europiane.
Ishte një pamundësi e Këshillit Europian për përcaktimin e një date. Shqipëria i përmbushur të gjitha kushtet për tu mbajtur ky event formal i fillimit zyrtar të bisedimeve për anëtarësim. Tashmë të gjitha vendet anëtare, edhe ato që kanë qenë më skeptike, janë vlerësuara për atë që Shqipëria ka arritur. Ne jemi në kushtet e ecjes drejt përmbushjes së pritshmërive për Shqipërinë në familjen europiane. Por, siç e kemi thënë edhe më parë, është shumë e vështirë që të gjendet konsensus unanim. Shpresa jonë është që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të gjejnë një zgjidhje, pasi të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme në Bullgari