fbpx

“Asnjë nga krimet nuk është ndëshkuar”. Basha në konferencë urgjente për mediat pas raportit të OSBE: S’po fërkojmë duart se…

basha-2.jpg

Në një konferencë për mediat, Lulzim Basha është ndalur pak momente më parë te raporti i OSBE. Ai tha se ky raport konfirmoi atë që tashmë shqiptarët e dinë.

Sipas Bashës, 25 prilli ishte një masakër zgjedhore.

Një pjesë nga fjala e Bashës:

Qytetarët u njohën tashmë me raportin e OSBE që u publikua ditën e djeshme. Konfirmoi atë që shumica dërrmuese e shqiptarëve e dinë tashmë. Në fakt konfirmohet ajo që kemi thënë se 25 prilli ishte masakër zgjedhore. E kemi thënë, e kanë parë shqiptarët. E di e gjithë bota demokratike. Ky raport është vula e turpit në vjedhjen më të madhe të kryer në historinë e pluralizimit. Shkrirja në një e partisë në pushtet dhe shtetit. E kemi thënë ne, e thotë dhe raporti. Rritje fiktive e punësimit në administratë dhe presion, e kemi thënë ne, e konstaton dhe raporti. Përdorimi i fondeve publike, e kemi thënë, e kemi denoncuar, e konstaton edhe raporti. Vjedhja e të dhënave dhe ngritja e sistemit kriminal, e kemi thënë ne, e zbuloi media dhe e konstaton edhe raporti. Përdorimi i grupeve kriminale, e kemi thënë ne, e thotë edhe raporti. Kemi depozituar 185 padi në SPAK dhe Prokuroritë e rretheve në lidhje me këto krime. Por sërish asnjë nga krimet nuk është ndëshkuar. Nuk po fërkojmë duart nga gëzimi se na doli fjala. Më 25 prill nuk ishte PD që u dëmtua, por Shqipëria dhe shqiptarët.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303