fbpx

“Asnjë rast me COVID te Onkologjiku”, mjekja bën apelin: Tre format për tu mbrojtur

Tarifa-684x450.png

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë një postim në rrjetin social Facebook sot. Ajo ka publikuar një video, ku në të shfaqet mjekja në Shërbimin Onkologjik, Dhurata Tarifa.

Mjekja bën me dije se në shërbimin onkologjik  nuk ka pasur asnjë rast me COVID-19 falë masave mjaft të repta.

“Prej 6 muajsh po bashkëjetojmë me një virus të padukshëm, shumë virulent dhe me një topizëm pulmonar, me një sjellje bizare. Atëherë, në mungesë të një vaksine për të luftuar këtë virus mbetet opsioni i vetëm, mbrojtja. Mbrojtja është në tre forma. Së pari, vendosja e një maske e cila duhet të jetë shumë e puthitur në fytyrë. Së dyti është distancimi fizik. Dhe së treti është higjiena personale dhe ajo territoriale. Duhet të jemi korrekt me higjienën e trupit, por edhe në territor. Sepse jetojmë në komunitet, dhe komuniteti ka disa rregulla për pastërtinë e cila është në dorë të vetë banorëve apo të vetë kalimtarëve”, thotë mjekja.

Më tej, ajo thekson se “në shërbimin onkologjik falë masave shumë të rrepta që janë marrë, deri tani nuk kemi pasur asnjë rast pozitiv me koronavirus. Kjo falë masave shumë të rrepta që janë marrë në shërbimin tonë duke filluar që nga hyrja e njerëzve të cilët detyrimisht do të jenë me maska të puthitura mirë, në matjen e temperaturës në hyrje të spitalit. Thelbi që arma e vetme është mbrojtja, e cila është një armë që nuk ka kosto. Është një armë lehtësisht e zbatueshme”.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/3534773166542726/?t=0&v=3534773166542726

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303