Asnjë rast me Koronavirus, qeveria e Kosovës merr vendimin e papritur

c850b953e65285926df11f9a284924b6_L.jpg

Asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus në Kosovë, por gjithsesi qeveria ka marrë masat. Bëhet me dije se është bërë një mbledhje ditën e sotme, ku janë vendosur disa masa.

Një ndër to është ndërprerja e mësimit, si dhe mbyllja e restoranteve dhe pabeve pas orës 23:00.

Gjithashtu, qytetarët e Kosovës që kanë ardhur nga zona me rrezik të mesëm e të lartë duhet të vetëkarantinohen.

Masat të marra nga qeveria në Kosovë:

Ndërmarrja e procesit edukativo arsimor dhe institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020.

Pezullohet përkohësisht linja e udhëtimit ajror dhe tokësor.

Kontroll i obliguar i udhëtarëve nga ekipet mjekësore të QKMF’vë në të gjitha hyrjet dhe daljet e Kosovës me mbështetje të PK;së.

Vetëkarantim i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në KOsovë nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm.

— Aktivitetet publike dhe jo publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut.

— Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, palestrave, pishinave pas orës 23:00.

— Të ndalohet eksporti I pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve, përveç me Vendim të Qeverisë.

— Të gjitha institucionet qeveritare, si dhe ndërmarrjet publike dhe private detyrohen të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike.

— Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë privatë që kryejnë transport publik të udhëtarëve, obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese.

— Të ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar (autobus, minibus dhe të ngjashme) drejt vendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas.

Sëmundja vdekjeprurëse, që ka marrë mijëra jetë në shumë vende të botës, tash për tash nuk është konfirmuar të ketë mbërritur në vendin tonë.

Ndonëse shumë qytetarë deri më tani janë testuar me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi, rezultatet kanë treguar se asnjëri prej tyre nuk është infektuar nga sëmundja, që origjinën e ka nga Kina.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303