fbpx

Asnjë viktimë dhe 2 raste të reja nga Covid në vend

Screenshot_16-17.jpg

24-orëshi i fundit në vend ka kaluar sërish pas asnjë viktimë nga koronavirusi. Gjithashtu, vijon të mbetet i ulët numri i të infektuarve.

Ministria e Shëndetësisë, ka raportuar sot vetëm 2 raste të reja nga 1693 testime të kryera. Bëhet fjalë për një rast në Shkodër dhe një në Librazhd.

Aktualisht janë 118 pacientë aktivë me Covid-19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,918 që nga fillimi i epidemisë.

Përditësimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 1693 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 1 rast në Shkodër, Librazhd

Aktualisht janë 118 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,918 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 2

Të shëruar në 24 orë 8

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1693

Testime totale 775,950

Raste pozitive 132,490

Raste të shëruara 129,918

Raste Aktive 118

Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43

Tiranë 31

Durrës 12

Berat 10

Lezhë 7

Elbasan 6

Dibër 3

Gjirokastër 2

Kukës 2

Korçë 1

Fier 1

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303