Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish për ‘Astirin’ me anë të një postimi në rrjete sociale.
Reagimi i tij ka ardhur pas protestave të ditëve më parë, ku u plagosën 4 punonjës së IKMT dhe e 1 efektiv policie.
Veliaj i ka dhënë një mesazh thumbues opozitës, ku shkruan se bullizimi politik i partive që bllokojnë punët publike nuk ka vend në Tiranë
Postimi i Veliajt:
Astiri?
Një pjesë e familjeve kanë marrë paratë për ndërtimet pa leje në mes të rrugës, pjesa tjetër në foto është futur për zhvillim duke liruar rrugën e duke marrë nga 1-3 apartamente në këmbim! ?
Bullizmi politik i partive që bllokojnë punët publike nuk ka vend në Tiranë!