Pas vendimit të EMA se vaksina AstraZeneca është efektive dhe e sigurt, Italia që prej ditës së nesërme do të rinisë vaksinimin e popullsisë.
Lajmi u bë publik nga kryeministri italian Mario Draghi, pas vendimit të EMA, i cili informoi publikun se AstraZeneca, është një vaksinë e sigurt dhe efektive dhe përfitimet nga përdorimi i saj janë më të larta se rreziqet shoqëruese.
“Pasi dëgjoi Ministrin e Shëndetësisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit dhe Këshillin e Shëndetit, Aifa njofton se arsyet për pezullimin e përdorimit si masë paraprake nuk ekzistojnë më prandaj, nesër, Aifa do të pezullojë ndalimin e përdorimit të vaksinës AstraZeneca, duke lejuar kështu një rifillim të plotë të fushatës së vaksinimit nga ora 15.00.’– tha Draghi.
Italia pezulloi përdorimin e vaksinën me 15 mars pas shqetësimeve për sigurinë e saj dhe trombozat e shfaqura në disa pacientë.