fbpx

“Ata jetojnë të kamur ndërsa ju në çadra”, Basha plas akuzat nga Manza ndaj qeverisë: Mos prit…

basha1-676x450.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim ditën e sotme më banorët në Manëz të Durrësit. Këta të fundit u prekën më së tepërmi nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit, ku Basha shkruan se qeveria vazhdon që të vjedhë fondet duke kryer korrupsion galopant.

Postimi i Bashës:

Të gjithë ata që kanë bërë korrupsion me paratë e tërmetit, do të dalin përpara përgjegjësi. Ata do të japin përgjegjësi përpara ligjit. Ata jetojnë të kamur, ndërsa ju jetoni në çadra.

Iu kanë dhënë milionë njerëz 5 oligarkëve dhe kanë lënë shqiptarët në mjerim. Vazhdojnë të vjedhin ndihmat. Me këtë qeveri mos prit asnjë zgjidhje. Unë vij që të shoh sot, ndërsa kur të jemi në qeveri, prioritet do të jeni ju dhe të gjithë familjet e juaja.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303