fbpx

“Ata kanë dhimbje shumë të madhe”, Rudina si rrallëherë flet për fëmijët e Markut: Ka vështirësi, vajza ime kërkon që…

ene.jpg

Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj ka qenë sot e ftuar në emisionin “Wake Up” për të folur për marrëdhënien e saj me fëmijët e Mark Frrokut. Rudina rrëfen si arriti të ndërtonte një marrëdhënie të shëndetshme me ndihmën e Markut dhe ish-burrit të saj.

 “Nëse bën dallime mes fëmijëve nuk je njeri. Nëse je prind vetë i kupton të gjitha Konflikt nuk kemi asnjëherë, secili ka hapësirat e veta. Përpiqem që të kujdesem për të gjithë njësoj. Janë të rritur, kjo më ka ndihmuar. Djali po merret me futboll dhe unë kujdesem për dietën ushqimore.

Vajza e Markut është ajo që na pret në shtëpi. Sigurisht ka vështirësi si marrëdhënie, kemi dy adoleshentë dhe një vajzë 4-vjeçare.

Por janë gjëra elementare dhe janë shumë të bukura. Ata kanë dhimbje shumë të madhe, për shkak të nënës së tyre. Edhe Viki ka momentet e saj, kërkon të ftojë babin për darkë dhe ne i themi ‘patjetër, ftoje babin’.

Edhe Aleksi ka kontributin e tij, sepse kur Viki shkon atje, blen çokollata për të gjithë, fëmijët e Markut, për mua. Të gjithë kemi humor në shtëpi, përveç Markut (qesh)”, rrëfeu Rudina”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303