TË FUNDIT

“Ata më gjurmonin dhe nuk më linin…”/ Sulmi me thikë në xhaminë te Rruga e Kavajës, zbardhet dëshmia e autorit

Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi që ndodhi te xhamia “Dine Hoxha’’ tek Rruga e Kavajës në Tiranë ku Rudolf Nikollaj plagosi me thikë  persona.

Bëhet me dije se në 6 muajt e fundit, autori ishte shtruar 5 herë në psikiatri teksa ka pasur konflikte të mëparshme me besimtarët muslimanë të po së njëjtës xhami.

Ai ka deklaruar se frekuentuesit e xhamisë e përgjonin, gjurmonin dhe nuk e linin rehat prandaj ai iu kundërpërgjigj me sulm me thikë.

Më parë ai ka kryer incidente deri në konflikte fizike me besimtarët. Jo vetëm, ai është me precedent penale për dhunë në familje, teksa 1 muaj më parë goditi me thikë 32-vjeçarin tek terminali i autobusëve të veriut.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat