‘Ata më qëllonin, më detyruan të flas arabisht’, zbardhet dëshmia e parë e Alvinit

Janë zbardhur ditën e sotme fjalët e para të vogëlushit Alvin Berisha, i cili u takua sot me babanë e tij dhe dy motrat.

Sapo kla shkelur në tokën italiane, 11-vjeçari ka treguar se xhihadistët e qëllonin pasi po e bënin gati për të qenë ushtar.

“Ata më mësonin të bëja luftë. Gjithmonë më qëllonin dhe më bërtisnin se duhet të bëhesha ushtar. Më detyruan të flas vetëm në arabisht”, ka thënë Alvini.

Fatmirësisht, 11-vjeçari arriti të shpëtonte nga kampi i ISIS dhe tanimë do të vijojë jetën e qetë me familjarët e tij.

Mirëpo, prestigjiozja ka bërë publike edhe disa detaje të tjera në lidhje me jetën e Alvinit gjatë kohës që qëndronte në kamp.

“Alvini sot nuk e kujton fare italishten. Ai e kishte të ndaluar ta fshitë atë, ndërsa ishte duke u stërvitur për të luftuar për ISIS. Edhe emri i tij ishte ndryshuar: militantët xhihadistë e quanin Jusuf. Alvini ka kujtuar vetëm pak shqip, teksa iu ka thënë shpëtimtarëve që u shoqëruan për në Damask dhe më pas në Bejrut, Liban ‘Më ka marrë malli shumë për babanë’”, shkruan “La Stampa”.