Një atentat ka ndodhur në dalje të qytetit të Lezhës, ku është qëlluar me breshëri arme ndaj një 30-vjeçari.
Shënjestër e këtij atentati është bërë Rini Preçi i cili po udhëtonte me makinën e tij tip “Mercedez Benz ML”. Raportohet se autori/ët, kanë qenë me një makinë dhe në lëvizje e sipër kanë hapur zjarr për ndaj makinë tip “ML” me të cilën lëvizte Rini Preçi.
Ngjarja e rëndë që ka tronditur qytetin e Lezhës ka ndodhur rreth orës 20:00. Deri më tani nuk raportohet se shënjestra të ketë mbetur i plagosur. Ai ka tentuar të shmangë plumbat dhe ka devijuar makinën duke përfunduar kështu jashtë rruge.