fbpx

Atentat në Lezhë/ Zbardhen detaje të reja, shënjestra sapo ishte kthyer nga Belgjika (Emri)

800-0-628000263cc09.jpg

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku raportohet se është qëlluar nga një makinë në drejtim të një personi që po udhëtonte në mjetin Mercedes Benz tip ‘ML’.

Si pasojë e të shtënave me armë makina ka dalë nga rruga. Mësohet se shënjestër kanë Blerim Preçi nga Miloti, teksa në makinë ka qenë edhe i afërmi i tij, Klisman Preçi. Ndaj tij është qëlluar me breshëri automatiku, teksa fatmirësisht u kanë shpëtuar plumbave. Blerim Preçi sapo ishte kthyer nga Belgjika dhe e shkuara e tij në shtetin e BE-së, është një nga pistat kryesore të hetimit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po kryen veprimet e nevojshme për marrjen e provave që do të çonin në zbardhjen e ngjarjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303