Atentat reperit të njohur, në gjendje të rëndë në spital

Screenshot_2-5.jpg

Reperi i njohur, Lil Reese ndodhet në gjendje të rëndë pas një atentati të ndodhur ditën e hënë.

Ai u qëllua me armë dhe menjëherë përfundoi në spital.

Reperi i njohur u transferua nga Spitali Suburban për në Qendrën Mjekësore Christ në Oak Laën, pasi plagëve të marra.

Johnna Kelly, një zëdhënëse e Qendrës Mjekësore konfirmoi se reperi është në gjendje kritike.

Kolegu dhe miku i tij Lil Durk bëri një postim të paqartë duke thënë “Reese mirë”, ndaj fansat janë ende të shqetësuar.

Të shtënat u dëgjuan afër Chicago-s ku policia raporton se atentati ndodhi në kryqëzimin e Rrugës 167 dhe rrugës Pulaski.

Megjithatë viktima nuk ishte në vendin e ngjarjes kur mbërritën autoritetet.

Departamenti i Policisë dha një deklaratë për shtyp për incidentin, edhe pse nuk mund të konfirmonte identitetin e personit që u qëllua.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303