fbpx

Atentat shqiptarit 40-vjeçar në Itali

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë ndaj një shqiptari.

Në Massaia të Italisë, shënjestër e atentatit ka qenë një shqiptar 40-vjeçar me precedentë të shumtë penalë.

Ai ka qenë duke kaluar rrugën në këmbë, kur është qëlluar me një pistoletë, nga një person që ndodhej në një makinë. Ai është dërguar në spital, ku pas një operacioni 5 orësh i është hequr plumbi, por gjendja e tij është e rëndë.