“Atentate kundër politikanëve, celula me snajperë ditën e zgjedhjeve”

Deputeti Ralf Gjoni ka lëshuar sot nga foltorja e Kuvendit një deklaratë të fortë. Ai ka bërë thirrje që të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, pasi sipas tij ka informacione se ditën e zgjedhjeve do ketë atentate.

“Flitet që ditën e zgjedhjeve të ketë atentate. Janë ngritur celula me snajeperë për atentate kundër politikanëve. Duhet të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare”, tha Gjoni.

Deputeti Gjoni ka kritikuar ashpër presidentin Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, sipas së cilit nuk ka asnjë të drejtë ligjore të bëjë një gjë të tillë. Nga foltorja, Gjoni e ka cilësuar si ditë të zezë votimin e Metës, sipas së cilit në këtë datë mori fund LSI-ja.